I kërkuan një nxënësi marrëdhënie seksuale në grup, pushohen nga puna dy mësuese të një gjimnazi

12/06/2024 10:05

Dy mësuese të shkollës së mesme në Wisconsin të SHBA u detyruan të japin dorëheqjen pasi u zbulua se kishin përpjekur të joshnin një nxënës për të bërë seks në grup.

Të përfshirë në skandal janë Alexia Saldaris, e cila e kishte nisur karrierën një vit më parë dhe Jennifer Larson, me 11 vite përvojë në mësimdhënie. Dy mësueset që punonin në shkollën e mesme Joseph Craig pranuan se i dërguan mesazhe të papërshtatshme studentit përmes Snapchat. Saldaris që pranoi se ajo i dërgoi foto të saj intime djalit të ri, ndërsa Larson tha se ajo dërgonte mesazhe për “përqafimin, flirtimin dhe përdorimin e alkoolit”.

Propozimet e pahijshme dyshohet se ndodhën pak para një udhëtimi shkollor në prill, ku dy mësueset i dërguan mesazhe studentit duke thënë se donin të përqafoheshin dhe të argëtoheshin me të. Në të njëjtat mesazhe, ato pyetën nëse ndonjë nga shokët e tij të klasës do të donte të merrte pjesë.

Më 9 prill, Saldaris dyshohet se i ka dërguar të miturit pesë foto të saj me të brendshme si dhe mesazhe për t’u takuar.

Dy mësueset u pezulluan më 12 prill dhe 10 ditë më pas dorëzuan dorëheqjen.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA