24/12 21:57
Ish-kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini u nda nga jeta të mërkurën e 12 qershorit pas një lufte me një sëmundje të rëndë.
Për ndarjen nga jeta të Sejdinit reagoi dhe kryeministri Rama, i cili e quajti si një mik dhe burrë “zotni”, i cili la një gjurmë në historinë e qytetit të Elbasanit.
“Mik. Elbasanlli i mençur e fjalëpakë. Kryebashkiak i mirë dhe burrë zotni. La një gjurmë në historinë e qytetit dhe një kujtim të mirë tek shumë miq që bëri në jetën e tij pa zhurmë. Prehu në paqe i dashur Qazim”, shkruan Rama në postimin e tij.
View this post on Instagram
Top Channel