Deputeti në Kuvend: Mbështetja financiare për sistemin e drejtësisë, një ndër qëllimet e shpallura të Reformës në Drejtësi

12/06/2024 15:00

Deputeti Fatmir Xhafaj është shprehur kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve të “Kushtetueses” gjatë fjalës së tij në Kuvend.

“Nuk jam dakord për shtesën mbi pagë për efekt vështirësie, nuk janë bindëse argumentet dhe e bëjnë të cenueshme këtë vendimmarrje”, ka thënë Xhafaj.

Xhafaj: Mbështetja financiare për sistemin e drejtësisë, përfshirë dhe rritjen e ndjeshme të pagave ishte një ndër qëllimet e shpallura të Reformës në Drejtësi dhe padyshim një ndër arritjet të Reformës. Kjo mazhorancë, kjo qeveri ka bërë një përmbysje epokale në këtë aspekt. Sot pagat e gjyqtarëve dhe të prokurorëve janë ndjeshëm të pakrahasueshme me vite përpara Reformës, të krahasueshme në nivel rajonal dhe normalisht ende larg mesatares europiane. Gjithçka nga taksat e qytetarëve të këtij vendi. Ata kanë pranuar që një pjesë e taksave të tyre të përdoren për njerëzit e drejtësisë me shpresën që kjo do i shërbej pavarësisë, përgjegjshmërisë, efikasitetit dhe cilësisë në dhënien e drejtësisë.

Nëse do më pyesni mua, mendoj se ja ka vlejtur dhe nga optika e sotme mendoj se nuk ka qenë aspak një lajthitje ajo që kemi bërë me Reformën për mbështetjen buxhetore, përfshirë dhe pagave të larta për sistemin në tërësi dhe SPAK-un në veçanti.

Rezultatet e dëshmuara nga Prokuroria e Posaçmes, vendimet e dhëna nga Gjykata e Posaçmes, ritet e punës në Gjykatën e Lartë etj. dëshmojnë se jemi në rrugën e duhur e për më tepër kur sheh shifrat e jashtëzakonshme të sekuestrimeve të këtyre dy viteve të fundit, të cilat edhe nga pikëpamja e vlerave financiare e justifikojnë më së miri këtë mbështetje.

Sot kemi një projektligj që në thelb ka rritjen e pagave të gjyqtarëve kushtetues, paga e të cilëve me këtë projekt, nga 346 mijë e 98 lekë bruto në muaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA