Deputetët menjëherë drejt Gjermanisë pas seancës, Bardhi: Mbledhja sot për arsye banale, Felaj: E votuat vetë, s’jam e detyruar të jap shpjegime

12/06/2024 10:43

Zhvendosja e seancës plenare nga e enjtja në të mërkurën ka krijuar debat në Kuvend mes kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi dhe zv.kryetares së Parlamentit, Ermonela Felaj.

Bardhi e konsideroi një arsye banale zhvendosjen e seancës të mërkurën.

Bardhi: Vendosët që kuvendin ta trajtonit si dyqanin personal, s’është dyqani personal, duhet të shpjegoni qytetarëve, sepse ka dalë një arsye banale fyese se përse u vendos nga dita e enjte që është një rregull i shkruar, për të mërkurën, keni marrë një vendim pa u konsultuar me opozitën. Nëse është arsyeja që është publikuar. Kanë paraqitur një kërkesë për interpelancë urgjente për problematika të fondeve publike. Jemi njohur me një përgjigje banale që një kërkesë të deputetëve.

Felaj: Jeni me vonese, kur u miratua kalendari, është vendimi i konferencës, S’jam e detyruar të jap shpjegime sa ju nuk denjuat të merrni pjesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA