18 depo me armë në Tiranë dhe porosia për vrasjen e Domart Konjarit/ GJKKO dënon Akil Kullën me 8.8 vite burg

12/06/2024 13:57

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka dënuar me 8 vite e 8 muaj burg Akil Kullën, i arrestuar pas zbulimit të bazës me armë në Tiranë.

18 baza modifikimi, magazinimi dhe shitje armësh u zbuluan nga policia më 4 prill të vitit 2021 në Tiranë. Këto armë, u shiteshin grupeve kriminale për të kryer atentate dhe vrasje.

Në pranga ranë edhe Paris Prenga, Bledar Deda, Flor Abazi, Bujar Jaupi dhe Arben Sufa dhe Sokol Xhura.

Të përfshirë në këtë ngjarje janë edhe kushërinjtë Enver dhe Ermond Jamaku, të cilët sipas prokurorisë kanë bashkëpunuar me të arrestuarit në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal

Enver Jamaku ka zbërthyer përpara hetuesve të gjithë zinxhirin se si funksiononte ky grup, duke i dhënë mundësi policisë të zbardhte edhe tre ngjarje të tjera; atentati me eksploziv i mbetur ne tentative ndaj Artan Bylykut, ajo e vrasjes se mbetur ne tentativë të Paulin Paplekes dhe shpërthimi në banesën e Edmond Saracit.

Kushërinjtë Jamaku janë personat të cilët i vunë tritol Gjon Menës në Kamëz, por që arritën vetëm ta plagosnin në këmbë. Enveri, po ashtu ka deklaruar përpara prokurorëve, se në vitin 2019 së bashku me Ermondin, janë porositur nga Flor Abazi, Blendi Deda dhe Paris Deda për të vrarë Domar Konjarin. Kushërinjve Jamaku u është vënë në dispozicion një makinë për të mbajtur nën vëzhgim Konjarin, dhe dy mina me lëndë shpërthyese, me telekomandim. Për këtë vrasje atyre u ishin premtuar shuma të mëdha parash.

Por në 18 tetor të 2019-ës, ata shpërthejnë në distancë makinën që përdorte Artan Bylyku, kunati i Domart Konjarit.

Enver Jamaku, gjithashtu ka deklaruar se ka bashkëpunuar me të gjithë të arrestuarit dhe se ka pasur dijeni për bazat ku armët modifikoheshin dhe shiteshin drejt grupeve të tjera kriminale për të kryer atentate apo vrasje.

Në njoftimin e  SPAK theksohet se “Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, me vendimin Nr. 36 datë 12.06.2024, vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në
formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278/6 në lidhje me nenet 28/4, 334 pika 1 të Kodit Penal,
dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar
nga neni 278/7 i Kodit Penal, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al grupit të strukturuar kriminal, në lidhje me nenet 28/4, 334 pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në
formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278/8, në lidhje me nenet 28/4, 334 pika 1 i Kodit Penal, dhe
dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e
tij me 2 (dy) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/1
i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një të vetëm duke u dënuar i pandehuri Akil Kulla me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406 pika 1 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 e masës së dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Akil Kulla me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj
burgim. Referuar ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajta e dënimit për të pandehurin Akil Kulla fillon nga
dita e ekzekutimit e vendimit dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. 9. Shpenzimet gjatë fazës së hetimit paraprak dhe ato të gjykimit të kryera lidhur me
të pandehurin Akil Kulla i ngarkohen atij.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga e
nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA