Aventurë në aeroportin e Athinës/ Pasagjerët dy orë të mbyllur në avion pas problemit teknik, gazetarja: Po kullonim nga vapa, as ujë s’na dhanë

12/06/2024 18:14

Pasagjerët e një avioni të Qatar Airways, të cilët fluturonin nga Athina në Katar të hënën, u bënë pjesë e një aventure aspak të këndshme. Siç shkruajnë mediat greke, ata kanë qëndruar për orë të tëra brenda avionit që ende nuk ishte ngritur në fluturim, ndërsa jashtë tij dilte tym.

Një video e postuar në TikTok tregon tymin që ngrihet nga avioni përpara se të nisej në fluturimin QR-204, i cili ishte planifikuar të nisej në orën 14:00. Në një video tjetër nga brenda avionit, pasagjerët mund të shihen duke u përpjekur të freskohen pasi kondicioneri nuk funksiononte.

Në avion ishte gazetarja e Australisë 7News, Jody Grocock, i cili përshkroi se “avioni filloi të nisej por më pas u ndalua. Pastaj u nis prap, u ndalua prapë. Pastaj humba numërimin pasi kjo gjë ndodhi për gati dy orë. Pas dy orësh piloti na tha se kishte një problem teknik”.

@louiseinzk smoke came bellowing out from the aircraft….. #qatar #athensairport #smoke #fire ♬ original sound – Louise Inzk

“Po pikonim nga vapa, dhe njerëzit po acaroheshin dhe ankoheshin. Dikush po thoshte ‘do të vdesim, le të zbresim’. Kërkova ujë dhe ata thanë se nuk kishin”, shtoi Grocock.

Sipas saj, vuajtjet vazhduan edhe pas zbarkimit, pasi u është dashur të prisnin në radhë për disa orë, derisa të hipnin në një fluturim të ri mëngjesin e së martës.

@louiseinzk #fire #qatar #somethingwrong #badflight #athens #flightcancelled #chaos ♬ original sound – Louise Inzk

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA