Pas vendimit të Apelit për t’i kaluar vulën dhe logon e PD Sali Berisha, ka reaguar edhe ish-deputetja Rudina Hajdari.

Ajo shprehet ndër të tjera se është koha që tani t’i hapet rruga një lidershipi të ri.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit lidhur me vendnodhjen e vulës së PD i dha fund një loje të shëmtuar politike dhe e kthen tashmë PD në shinat ligjore ku i takon të jetë.
Në krye të herës e kam theksuar se i gjithë procesi ishte jo demokratik pasi vendimin për drejtimin e partive e marrin anëtarët e jo gjyqtarët. Gjithsesi, më në fund sistemi gjyqësor doli në lartësinë e qytetarëve dhe në krahun e demokracisë, ky është një lajm i mirë.
Por PD ka ende shumë sfida përpara. Zgjedhjet e përgjithshme janë më pak se një vit larg dhe ende partisë i mungon reformimi serioz, figurat e reja të cilat thithin elektoratin gri dhe një hapje reale e lidershipit për ti dhënë mundësi cdokujt që ka aftësi, ambicje dhe dëshirë për të shërbyer të bashkohet me PD.
Duhet të institucionalizohet edhe më shumë gara dhe ajo të jetë reale me rregulla të qarta dhe të pamanipulueshme për këdo që dëshiron të garojë.
Mbi të gjitha, Berisha duhet të tregojë urtësi, duke dhënë mesazhin e shumëpritur të një vizioni të tij mbi
PD e të ardhmes e duke lejuar kultivimin e lidershipit të ri brenda PD.
Partia ka nevojë urgjente për një frymë të re bashkëkohore, në format e organizimit, mënyrën e komunikimit dhe trajtimin e çështjeve politike.
Vetëm kështu, PD mund të shkojë në zgjedhjet e ardhshme si një alternativë e pakonkurueshme dhe të fitojë besimin e shumicës së shqiptarëve. Kam besim se të gjithë së bashku do ta bëjmë realitet”, shkruan ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA