Wojciech Szczesny së shpejti mund të largohet nga Juventusi. Zërat për një lamtumirë të afërt me “Zonjën e Vjetër” gjejnë gjithnjë e më shumë konfirmim me kalimin e orëve.
Në gjurmët e portierit polak është, siç dihet, Al-Nassr i Cristiano Ronaldos, me portugezin që është gati për ta përqafuar sërish në Arabinë Saudite.
Al-Nassr ka vënë në tryezë një marrëveshje të pasur dyvjeçare për Szczesny-n, që është i lidhur me Juventusin me një kontratë që skadon brenda një viti.
Vetë Szczesny tërhiqet nga ideja për t’u transferuar në Arabinë Saudite. Siç raportohet nga Fabrizio Romano, lojtari është i hapur për një transferim tek Al-Nassr. Shkurtimisht, shanset që marrëveshja të realizohet janë konkrete.
Portieri i shkollës së Interit është i destinuar të marrë një fanellë bardhezi: aty ku mund të mos mbetet as Mattia Perin, i tërhequr nga roli i titullarit në një klub tjetër./ Super Sport
Top Channel