Stjuardesa tregon arsyen përse i përshëndet ‘ngrohtë’ pasagjerët në avion, dhe kjo nuk është prej mirësjelljes (fotot)

11/06/2024 15:27

Video e një stjuardese mbi punën e saj, ka ndezur debate të ndezura në rrjet mbi tipin e përshëndetjeve në linjat ajrore, dhe për arsyen pse ato nuk janë ajo që duken.

Përshëndetjet e stjuardesave ndaj pasagjerëve duket se janë më tepër te afërta e miqësore nga sa pritet por per këtë ka një arsye të fshehtë.

Pasagjerët e avionëve shoqërohen nga hyrja deri në sediljet e tyre nga punonjësit e buzëqeshur që përpiqen t’i ndihmojnë me gjithçka që kanë nevojë.

Normalisht supozohet se kjo ndodh vetëm që të ndihojnë njerëzit të kalojnë një eksperiencë sa më pozitive, por një stjuardesë tashmë thotë se nuk është tamam kështu.

Arsyeja e vërtetë e përshëndetjeve është vlerësimi nëse pasagjerët janë të aftë për fluturimin.

Në videon që është shikuar më shumë se 18.7 milionë herë e reja me eksperiencë thotë se ato duhet të kontrolojnë nëse pasagjerët janë tepër të dehur ose të sëmurë.

“Asistentët e fluturimit nuk ju përshëndesin nga afër vetëm nga mirësjellja por për të gjykuar nëse jeni tepër i dehur ose i sëmurë për të fluturuar”, shkruan stjuardesa duke zgjuar kureshtjen e shumë përdoruesve të linjave ajrore.

Ajo shtonte se asistentët e fluturimit duhet të kontrollojnë pasagjerët nëse “mund të udhëtosh ne avion pa qenë i intoksikuar, dhe nëse mund të ndihmosh në rast emergjence”, duke shtuar se stafi duhet të zgjedhë kandidatë për asistentë të mundshëm në rast emergjence.

Disa pasagjerë shtonin me shaka se kanë pasur stjuardesa ‘shumë të ftohta’, ndërsa të tjere thonin se “ishin ndihmuar dhe kur nuk ishin në gjendje të mirë për të fluturuar.

Një prej tyre tha: “Stjuardesat ishin shumë të ftohta me mua sepse nuk isha shumë në gjendje për të hipur në avion”, teksa një tjetër kometnues tha: “Isha me dhimbje koke nga pija dhe volla në mes të fluturimit, por stafi më ndihmuan dhe unë u ndjeva shumë në faj”, shkruan rrjeti britanik The Mirror.

FOTO GALERI
2/3
Arsyeja e vërtetë e përshëndetjeve është vlerësimi nëse pasagjerët janë të aftë për fluturimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA