Zlatan Ibrahimovic është gati të zbërthejë projektin e ri të Milanit. Ish-sulmuesi i njohur suedez, tashmë me rol drejtuesi te Milani, do të flasë për herë të parë që nga rikthimi i tij në klub me “maskën” e tij të re.
Në konferencën për shtypin të planifikuar për të enjten e 20 qershorit, në mëngjes, përveçse do të ilustrojë lëvizjet e ardhshme të klubit, pritet të zyrtarizojë trajnerin e ri të “Djallit”, Paulo Fonseca.
Në rolin e tij të ri, Ibrahimovic është protagonist me Milanin që nga dhjetori, por si konsulent i Cardinales.
Tifozët ende nuk e kanë të qartë se cilat janë funksionet e gjigantit suedez në klub.
Ibrahimovic do të flasë për detyrat e tij dhe projektin e Milanit, duke shfrytëzuar rastin për të zyrtarizuar trajnerin e ri kuqezi.
Top Channel