“Problemet i kemi me Beogradin”, Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor: E duam integrimin e serbëve

11/06/2024 11:38

Në Prishtinë është duke u mbajtur Samiti i Ballkanit Perëndimor 2024, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili u shpreh se Kosova nuk ka probleme me popullin serb, por me Beogradin si regjim, e cila asnjëherë nuk është larguar nga Millosheviçi dhe nga Putini.

“Kosova është republikë demokratike. Kemi të drejta për minoritetet shumë të avancuara. Ka dhjetë vende rezervë në parlament, gjuha serbe është gjuhë zyrtare. 10 nga 38 komuna janë me shumicë serbe. 17% e anëtarëve të Kuvendeve komunale në gjithë Kosovën janë serbë. Bashkëpunojnë mirë. Kam ministrin Nenad Rashiç. Kam 3 zv. ministra dhe duam integrimin e serbëve. Shqiptarët janë pothuajse 93% e popullsisë, por kemi edhe pakicat e tjera që duam t’i respektojmë. Duam të bashkëpunojmë mirë me të gjithë. Duam të krijojmë republikë demokratike në bazë të qytetarëve dhe jo në baza etnike. Nevojitet të bashkëpunoj rinia dhe biznesmenët”, tha si fillim Kurti në samit.

Më pas ai shtoi: “Problemet që kemi s’kanë të bëjnë fare me serbët. Problemet i kemi me Beogradin që nuk është distancuar asnjëherë nga Millosheviçi dhe Putini”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA