Komisioni i TIMS/ Salianji: Ato që dëgjuam ishin llahtar, është cenuar siguria kombëtare! Gogu: Tragjike është kur shkelet ligji, keni tallavanë e qytetarit dixhital

11/06/2024 12:41

Komisioni hetimor i TIMS është përfshirë sërish me debate këtë të martë.

Salianji: Edhe me dyer të mbyllura ato që dëgjuam ishin llahtar në raport me se sa thellë dhe rëndë ishte cenuar siguria kombëtare në raport me të dhënat e sistemit Tims.

Gogu: Tragjike është kur shkelet ligji, unikja është të bësh të çuditurin dhe të bësh pyetje çfarë meraku ka. ka një merak këtu si zbatohet ligji, prokurorët dhe Opgj i doni çdo ditë në televizor. Sepse keni tallavanë e qytetarit dixhital, prandaj merrni atë përgjigje sa herë konkurroni në garën për shtetbërje, mos të bëjmë Lizën në Botën e Çudirave se ku është meraku.

Pas votimit, dëshmia e Ardit Muços, Ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Lista e dëshmitarëve:

Ora 14:00 – Z. Ardit Muço, Ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit;
Ora 15:00 – Z. Besjan Tanuzi, Ish Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit;
Ora 16:00 – Znj. Ervina Gjana, Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA