Deputeti Dashnor Sula thotë se vendimi i Apelit për kalimin e vulës te Sali Berisha, duke ia hequr Bashës, duket të shërbejë si një akt reflektimi dhe jo celebrimi.
Në një reagim të fundit, ai deklaron se Partia Politike është një bashkësi njerëzish me ide dhe objektiva të përbashkëta.
“Kjo do të thotë se partinë e bëjnë njerëzit, e jo vendimet e gjykatës. Zgjedhjet e 6 marsit, 14 majit treguan se ku ishin njerëzit dhe se kujt i përkiste vula dhe logo e Partisë Demokratike. Për rrjedhojë vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit është një e drejtë e mohuar për qindra e mijëra demokratë në këto 2 vite.
Duke njohur ligjet, por duke parë edhe realitetin politik nuk e mendoja dot se do të kishte një vendim ndryshe nga ana e trupës gjykuese. Për rrjedhojë, mendoj se nuk është momenti që të celebrojmë por të reflektojmë dhe të makzimalizojmë votat sesi ta bëjmë Partinë Demokratike alternativë fituese.
Dihet se si në rastin e fitores edhe në përpjekjet për bashkim dhe maksimalizimin e energjive të partisë, përgjegjësitë kryesore i kanë liderët.
Partia Demokratike duhet të gjejë mekanizmin për të mbledhur mbas vetes, simpatizantët që asnjëherë se kanë tradhëtuar, duhet të mbledh mbas vetes qytetarët pa parti, duhet të mbledh mbas vetes diasporën që nuk ka zgjedhur të jetë diasporë po i është imponuar. Vetëm kështu mund të kthehet në një forcë alternativë”, shprehet Sula.
Top Channel