28/11 22:44
Pas vendimit të Apelit për t’ia dhënë vulën dhe logon e PD Sali Berishës, Lulzim Basha mblodhi menjëherë strukturat e PD zyrtare deri para këtij vendimi.
Ndërsa mbledhja vijon, gazetarja Elda Menga bën me dije për Top Channel se Basha ka njoftuar mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve në orën 20:00.
Më herët në një prononcim për mediat, Basha u shpreh se vendimin e Apelit do ta respektojë, ndërsa shtoi se lufta e tij dhe mbështetësve të tij nuk behet për karrigen.
I pyetur nëse po lajmëron krijimin e një partie të re, Basha nuk dha përgjigje, teksa shtoi se beteja vijon.
Top Channel