Vendimi i kuvendit të jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike që në 11 dhjetor 2021 shkarkoi si kryetar Lulzim Bashën u la në fuqi nga Gjykata e Apelit.
Këtë të martë tre gjyqtaret Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati vendosën unanimisht të mos pranojnë ankimimin e Enkelejd Alibeajt, pjesë e grupimit Basha, për të zhbërë vendimin e dy viteve më parë rë Gjykatës së Shkallës së Parë, që njohu legjitimitetin e Kuvendit të Rithemelimit të Partisë Denokratike. Vendimi i gjykatës së apelit do të thotë se kryetar I PD-së, edhe zyrtarisht tani, është Sali Berisha.
Me këtë verdikt zgjidhet çdo mosmarrëveshje mbi vulën , logon, simbolet dhe forumet politike të Partisë Demokratike. Sali Berisha është i fituari i madh i kësaj beteje ligjore.
Por a mbyllet këtu kjo çështje? E sigurt është që ky vendim i apelit është i formës së prerë. Po ashtu e sigurt është që humbësit mund të bëjnë rekurs në gjykatën e lartë. E njëherazi e sigurt është që nëse ndodh diçka e tillë, mediat do ta ndjekin me të njëjtin interes
Megjithatë, edhe nëse pala e zotit Basha e ankimin vendimin në gjykatën e Lartë, me zbardhjen e vendimit, gjithçka kalon në duart e Sali Berishës dhe forumeve të dala nga Kuvendi i 11 dhjetorit.
Në mënyrë të përsëritur Lulzim basha pati deklaruar se do ta njohë vendimin e gjykatës dhe ftoi palën tjetër të bëjë të njëjtën gjë. Por tani që humbi me vendim të formës së prerë pritet të shikohet a do të ankohet apo jo për vulën. Pala tjetër që është fitimtarja i ka vendimet më të thjeshta. Mesazhi i parë më i rëndësishëm është ai i bashkimit.
Top Channel