Enkeljed Alibeaj shprehet se e pranon vendimin e Gjykatës së Apelit, që konfirmon si kryetar të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

I pyetur nga gazetarët nëse do ta respektojë këtë vendim, ai u përgjigj shkurt: “pikë për pikë”, ndërsa iu drejtua mbledhjes që grupi po zhvillon me dyer të mbyllura.

Më herët, reagoi edhe Lulzim Basha, i cili theksoi se “kjo betejë nuk ka qenë asnjëherë për karrige apo për vulë, por për ideale”.

“Nuk e komentoj vendimin e gjykatës, kemi vendosur një standard të tillë. Vendimet për hapat do t’i diskutojmë tani me kolegët, prandaj jemi mbledhur. Të gjitha vendimet që do të marrim do të jenë në përputhje me atë angazhim që kemi marrë me qindra, mijëra demokratëve, synimi kryesor i të cilëve është largimi i një ore më parë i kësaj qeverie dhe hapja e perspektivës të një Shqipërie që meriton shumë më shumë se sa ç’ka sot”, tha Basha.

Tre gjyqtaret e Apelit, Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati vendosën sot unanimisht të mos pranojnë ankimimin e Enkelejd Alibeajt, pjesë e grupimit Basha, për të zhbërë vendimin e dy viteve më parë të Gjykatës së Shkallës së Parë, që njohu legjitimitetin e Kuvendit të Rithemelimit të Partisë Denokratike.

Vendimi i Kuvendit të jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike që në 11 dhjetor 2021 shkarkoi si kryetar Lulzim Bashën u la në fuqi këtë të martë. Vendimi i Gjykatës së Apelit konfirmon si kryetar të PD-së, Sali Berishën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA