
25/02 21:42
Dëshmia e nënës së vajzës 11-vjeçare që u vra nga daja e saj në Ilia të Greqisë, është mjaft prekëse dhe tronditëse.
Sipas mediave greke, nëna ka treguar se vajza e saj i kishte larë makinën dajës, i cili më vonë do bëhej vrasësi i saj. Madje ajo zbuloi se vajza e saj kishte kancer në mëlçi që në një moshë shumë të re.
“Vajza ime e vogël kishte një problem me mëlçinë kur lindi. Ajo kishte kancer. Më mirë Zoti të ma kishte marrë nga sëmundja sesa nga kjo gjë. Nuk e besoj që fëmija im ka vdekur, si do e varros? Nuk kam fjalë të them asnjë gjë. Doja ndihmë nga e gjithë bota për ta gjetur atë të gjallë”, ishte deklarata rrëqethëse e nënës.
autori i vrasjes
Top Channel