Asambleja e PS, Rama tregon pse u shty takimi me shqiptarët në Londër dhe Gjermani: Duhet t’i shmangnim…

11/06/2024 17:37

Nga mbledhja e asamblesë kombëtare, kryesocialisti Edi Rama tha se pas Greqisë dhe Italisë, turi i takimeve me diasporën do të vijojë në shtator në Britaninë e Madhe, Gjermani dhe në SHBA.

Kreu i PS u shpreh se takimet u shtynë, në Londër për shkak të zgjedhjeve atje dhe në Gjermani për shkak “Euro2024”, ku luan edhe Shqipëria.

Turi do të vazhdojë në shtator, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Londër u bë një problem në vete marrja e sallës që kishim prenotuar.

Në një situatë zgjedhore është normale që edhe në shmangnim një takim që pavarësisht që s’është partiak, është takim politik.

Parashikimi apo përgatitja për të bërë takimin tjetër në Gjermani, për shkak se Kombëtarja jonë është atje, nuk do donim të krijohej një ide e përzierjes së dy gjërave.

Në shtator do marrim përsëri turin dhe do zhvillojmë takimet e Britanisë dhe Gjermanisë , për të vazhduar në shtetet e Bashkuara“-shprehet Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA