Apeli i dha vulën e PD Berishës, reagon Salianji: Është koha për të hapur dyert edhe për drejtuesit e mënjanuar në çdo nivel

11/06/2024 17:58

Pas vendimit të Apelit për kalimin e vulës dhe logos së PD te Sali Berisha, ka reaguar edhe Ervin Salianji.

Deputeti i PD u shpreh se mendimet dhe qasjet e ndryshme nuk duhet të jenë më arsye për ndarje. Ai shton se duhet bashkim dhe betejë idesh brenda Partisë Demokratike.

“Shumicat dhe pakicat nuk janë të përjetshme ndërsa Shqipëria  po. Duhet të bashkohemi, pavaresisht dallimeve, për të lehtësuar ndryshimin që duhet dhe do të jetë i pashmangshëm! Çdo kontribut i demokratëve nuk duhet të humbë pavaresisht diferencave, ne jemi garancia që sakrificat e tyre do vlerësohen! Është koha për të hapur dyert edhe për drejtuesit e mënjanuar të PD në çdo nivel, të fuqizojmë PDSh dhe të përballemi dhe të rrëzojmë qeverinë një ore e më shpejt”, shprehet ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA