Egnatia zyrtarizon afrimin e parë të merkatos së verës. Kampionët e Shqipërisë kanë firmosur për tre sezone me mbrojtësin nga Azerbajxhani, Zamig Aliyev.
Klubi nga Rrogozhina bën me dije përmes rrjeteve sociale se 23-vjeçari ka qenë pjesë e ekipit të Araz-Nakhchivan në Premier Ligën Azere, ndërsa ka qene dhe pjesë e të gjitha kombëtareve të moshave të vendit të tij.
“💚 Mirësevjen Zamig Aliyev!🖤
✍️ Kampion…në bordin e ‘avionit’ tonë vjen një anëtar ri, qendërmbrojtësi Zamig Aliyev ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me KF Egnatian duke na përforcuar prapavijën e mbrojtjes.
Aliyev vjen nga Azerbajxhani ku është aktivizuar me Araz-Nakhchivan në Premier Ligën Azere, 23 vjeçare ka qene dhe pjesë e të gjitha kombëtareve të moshave Azerbajxhanase”-shkruhet në postimin e Egnatias./ Super Sport
Top Channel