“Zgjedhjet e Parlamentit Europian tërmet”/ Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare: Qeveritë po radikalizohen, shohim…

10/06/2024 21:29

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, deklaroi në “Top Story” se zgjedhjet në Parlamentin Europian konsiderohen një “tërmet”.

Zhulali u shpreh se tashmë në Europë e djathta është në dominancë, teksa e krahasoi me uljen e ndjeshme të së majtës. Sipas saj situata e krijuar në Europë konsiderohet për Shqipërinë një leksion.

“Ajo që ndodhi në zgjedhjet e PE pritej, u tha që ishin tërmet. Janë disa elementë që duhet të mbahen shënim. Ka një dominim të sa djathtës në Europë. Ka një ulje të ndjeshme të së majtës. Veçanërisht u pa në Francë dhe Gjermani. Duhet parë se ku shkoi vota e majtë. Ajo është takuar me ekstremin e djathtë. Qeveritë sot po radikalizohen.

Është një element që duhet të na shqetësojë. Ajo që ndodhi në Francë duhet parë. Vota që iu dha Le Pen dhe reagimi i Macron. Ky mund të shihet edhe si një mundësi që Macron t’i japi mundësinë partisë së Le Pen, pasi ka qenë një parti në opozitë. Por se si sillet, ndryshon gjatë rrugës.

Po ashtu edhe goditja që mori qeveria gjermane, përbën një problem politik për Europën, pasi Europa edhe përveç çështjes së emigrimit ka edhe probleme të tjetër. Ka një zhvendosje të agjendës së gjelbër. Nuk ka një interes të europianëve për këtë agjendë.

Mënyra se si do të menaxhohet emigracioni, propozimet që do të hidhen në tryezë, do të rishikohen edhe qasjet për të gjetur politika që i përgjigjen në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarëve europianë. Për ne është një leksion se si qeveriset në BE”, tha Zhulali.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA