U takua vetëm me Osmanin dhe anëtarët e LDK, zëdhënësi i Albin Kurtit: Rama ka pasur në agjendë vetëm ata që duhet të rregullojë raportet

10/06/2024 16:42

Kryeministri Rama ndodhej sot në Prishtinë, në një aktivitet të organizuar nga LDK në 25 vjetorin e Çlirimin e Kosovës.

Kreu i qeverisë shqiptare është me anëtarët e LDK, opozita kryesore e Kosovës dhe Presidenten Vjosa Osmani, por jo me kreu e qeverisë Albin Kurtin.

Në një reagim për mediat, zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka deklaruar se ditën e sotme kryeministri Edi Rama nuk është me Albin Kurti, për shkak se nuk e ka pasur në agjendë, por shtoi se është ftuar nga zyra e Kurtit në aktivitetet e 12 qershorit.

“Në bazë agjendës së deritanishme, duket që në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë, Rama, po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet.

Në anën tjetër, Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar Kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor. Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor. Ai është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore. Urojmë që vjen në Manifestimin e 146-të vjetorit të Lidhjes së Prizren, sepse Lidhja e Prizrenit nuk është vetëm e Kosovës”, ka sqaruar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA