Tubimi i opozitës para Bashkisë së Tiranës/ Digjen gomat, protestuesit grinden me njëri-tjetrin për mikrofonin. Lëndohet një polic (Pamjet)

10/06/2024 13:18

Gjyqi i vulës bëri që Rithemelimi të spostonte ditën e protestës para dyerve te Bashkisë nga e martë, në të hënë. 

Në pritje të verdiktit final për fatin e vulës, mbështetësit e Sali Berishës vijuan aksionin kundër Eriion Veliajt.

 Demokratët kanë hequr dorë nga molotovi dhe protestojnë me djegie gomash. Në mënyrë simbolike flakën ia vunë edhe kryebashkiakut.

 Ndërhyrja e policisë për të shuar zjarrin solli kundërpërgjigje të fortë të protestuesve të cilët lëshuan një breshëri  vezësh dhe sendesh të forta në drejtim të policisë. Një efektiv u lëndua.

Zemërimit të protestuesve policia iu përgjigj me  gaz lotsjellës ku nuk u kursyen as zyrtarët e Rithemelimit që u mbushën me lot.

Protesta i kishte të gjitha. Nga sherri për mikrofonin tek entuziazmi  për fitoren e së djathtës në Europë.

 TelIti: Atë ndëshkim që Europa e tregoi me votën e saj ku u vesh me ngjyrën blu ashtu shume shpejt Tirana dhe gjithë Shqipëria do vishet me ngjyrë blu.

Por, para se zgjedhjet të trokasin, demokratët i kanë sytë drejt Apelit  që nesër pritet t’i japë  fund sagës së sherrit për vulën e Partisë Demokratike.

FOTO GALERI
1/30

Top Channel