![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/p1dtunqg_tom-homan-pope-francis-_625x300_25_January_25_hd-800x450.jpg)
Gazetari i BBC, Dr. Michael Mosley, i cili u gjend i pajetë pas 5 ditësh kërkim në një zonë shkëmbore të ishullit grek Synim, rezultoi se vdiq nga shkaqe natyrale.
Zëdhënësja e policisë, Konstantia Dimoglidou, tha për BBC se nuk u gjetën lëndime në trupin e tij që mund të kishin shkaktuar vdekjen e gazetarit.
67-vjeçari, baba i katër fëmijëve u raportua i zhdukur pasi u largua nga plazhi Agios Nikolaos për t’u nisur për një shëtitje rreth orës 13:30 me kohën lokale të mërkurën.
Autoritetet greke kryen një kërkim të gjerë për Dr. Mosley në mes të temperaturave të larta.
Një menaxher bari gjeti trupin e tij pasi kryetari i bashkisë së ishullit “pa diçka” pranë gardhit të lokalit dhe njoftoi stafin, njoftoi agjencia e lajmeve PA.
Top Channel