Punishtet e vogla tentojnë të rezistojnë teksa kriza e energjisë elektrike përfshin Kievin (fotot)

10/06/2024 19:38

Një dyqan kukullash në Kiev, një restorant dhe një dyqan embëlsirash vijonin punën e tyre megjithë ndërprerjet e energjisë elektrike prej goditjeve ndaj infrasktrukturës elektrike në konfiktin brutal që vijon.

“Kur ka drita ne gatuajmë, kur nuk ka dritë nuk kemi me se të gatuajmë,” thotë Ivan Panchuk, kuzhinieri restorantit në Kiev para se të përgatisë ushqimin.

Ukraina kishte ndërprerje të gjata të energjisë prej të premtes, ku u përfshinë dhe pjesë të kryeqytetit Kiev, prej sulmeve ruse ndaj infrastrukturës së energjisë.

Kjo ka bërë që autoritetet të kufizojnë furnizimin për të mbrojtur rrjetin elektrik, sipas zyrtarëve vendas të kompanisë energjitike Ukrenergo.

Ata thonë se aplikojnë kufizime të energjisë elektrike në shumë rajone lindore, nga Donetsk e Kharkiv deri në Lviv e Zakarpattia, rreth 1,000 kilometra më në perëndim.

Duke shtuar zymtësinë e panoramës ku është katandisur vendi, zyrtari energjitik Volodymyr Kudrytsky tha se ‘do të duhen vite’ për të rivendosur kapacitetin energjitik të Ukrainës.

Vendi thotë se është detyruar të importojë energji nga vendet fqinje si Rumania, Polonia, Hungaria e Moldavia.

“Por përsëri masa e dëmit bën që këto shtesa të mos ruajnë dot balancën në rrjetin elektrik”, thuhej në një deklartë të grupit vendas te energjisë Ukrenergo, shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
1/6
Ukraina kishte ndërprerje të gjata të energjisë prej të premtes, ku u përfshinë dhe pjesë të kryeqytetit Kiev

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA