Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Fondacioni “Ibrahim Rugova” kanë organizuar konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Në këtë konferencë ishin pjesë dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ish-kryeministër i Italisë, Massimo D’Alema dhe ambasador i SHBA-së, Jeffrey Hovenier.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tregoi se Kosova nuk është vetëm, por ka aleatë dhe miq, të cilët në kohë të vështira, iu gjetën pranë. Ai u ndal dhe te ish-presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, duke përmendur veprën e tij.
“Jemi të nderuar me praninë e secilit prej jush. 25 vite më parë ne gjetëm lirinë, ajo erdhi si triumf testamenti, erdhi si dritë, si anëtarë përjetësie ku shohim vajza e djem. Erdhi nëpërmjet zërave të largët që aso kohe na u bënë të afërt e ishin mes nesh për të na thënë se nuk ishim e s’jemi vetëm. Na vinin përmes liderëve botëror që në orët më të vështira na u gjenden pranë nesh, andaj ju jemi mirënjohës e falënderues gjithnjë e përherë.
Sot pikërisht për shkak të sakrificës së tyre, unë dhe secili prej jush duhet te kuptojmë detyrimin e lirisë, prandaj kjo konferencë, jo vetëm si kujtim nderues, por si skicë e projektimit të se ardhmes, që na vjen në fjalë të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova: ‘Kosova shtet i pavarur me përkrahës e aleat’.
Presidenti, Evropën e konsideronte si bashkësi, e shqiptarët pjesë të tyre. Ishte perëndimor autentik. Rugova veproi ku në një kohë të thyerjeve të mëdha, ai zgjodhi fjalën e lirë. Ne jemi popull perëndimor sikurse Ibrahm Rugova”, u shpreh Abdixhiku
Top Channel