Kryebashkiakja e Parisit “e befasuar” me zgjedhjet e parakohshme: Jemi para Lojërave Olimpike

10/06/2024 16:40

Kryetarja e Bashkisë së Parisit, u shpreh e befasuar nga vendimi i presidentit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Hidalgo, pjsetare e partisë socialiste që i kundërvihet Emmanuel Macronit, e përshkroi këtë “si një tjetër lëvizje të shefit të Elizesë, të cilën, e konsideron të vështirë për t`u kuptuar.

“Ashtu si shumë njerëz, edhe unë u çudita kur dëgjova që kreu i shtetit kishte vendosur shpërbërjen e parlamentit. Një lëvizje e tillë përpara Lojërave Olimpike, është jashtëzakonisht shqetësuese”, tha Anne Hidalgo, kryetare e Bashkisë së Parisit.

Zgjedhjet është vendosur të mbahen në 30 qershor dhe 7 korrik, ndërsa Lojrat nisin në kryeqytetin franceze në 26 korrik. Kreu i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach, u shpreh megjithatë se liderët politikë të Francës janë të bashkuar në mbështetjen e tyre për eventin e rëndësishëm, dhe nuk ka parë shenja që të tregojnë se ky unitet mund të cënohet në një mënyrë apo një tjetër.

“Franca është mësuar të mbajë zgjedhje. E tani do ta bëjnë këtë edhe një herë. Do të ketë një qeveri të re dhe të gjithë do të mbështesin Olimpiket”, u shpreh ai. Ndërkohë, lëvizje e Macronit nuk do të reflektohet në Gjermani, pavarësisht se zgjedhjet europiane atje i fituan partitë opozitare.

“Nuk ka as edhe një tregues që të lërë të kuptohet se do të zhvillohen zgjedhje të reja”, pohoi prerazi zëdhënësi i koalicionit qeverisës. Pjesëmarrja zgjedhore në votimet për parlamentin e ri këtë vit ishte 51%, pak a shumë si në zgjedhjet e vitit 2019. Në Gjermani për herë të parë mundën të votonin edhe 16-vjeçarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA