Korea e Jugut i kundërpërgjigjet ‘ballonave me jashtëqitje’ të Veriut duke lëshuar muzikë ‘K-pop’ në kufi (fotot)

10/06/2024 17:35

Taktikës së fundit të ballonave me pisllëqe që kanë fluturuar nga Korea e Veriut drejt Jugut, këta të fundit duket se i janë kundërpërgjigjur në mënyrën e tyre, duke lëshuar muzikë moderne koreane K-pop me volum të lartë, si dhe mesazhe propagande nga kufiri.

Pas akuzave se diktatori koreano-verior kishte dërguan në anën jugore të kufirit ballonë të mbushur me mbeturina dhe jashtëqitje, mediat thonë se Korea e Jugut ka autorizuar taktikat e kundërpërgjigjes.

Metoda është përdorur në fakt që prej viteve 2010, me buçitjen e propagandës Jugore me volum të lartë ose të muzikës moderne vendase ‘K-pop’.

Shkëmbimi i propagandës kufitare është pjesë e luftës psikologjike mes dy regjimeve, por pas lëshimeve të fundit të ballonëve nga Veriu, Seuli ka thënë se do të rinisë “dërgimin e mesazheve të dritës”.

Një njoftim për shtyp i Koresë së Veriut thoshte: “Megjithese veprimet e Veriut mund të jenë të vështira për t’u duruar, ne do të dërgojmë mesazhe drite e shprese për popullin dhe ushtrinë e Koresë së Veriut”.

Këshilli kombëtar i sigurisë shtonte se do të mbante një “qëndrim të ashpër gatishmërie” për të mbrojtur qytetarët e vet, teksa numri ballonëve me pisllëqe të dërguara nga Veriut thuhet ka arritur në disa qindra, thonë autoritetet.

Mjetet ajrore raportohet se ishin të mbushura me mbetje letrash, jashtëqitje dhe mbeturina të tjera dhe kishin rënë në kufi ose kishin depërtuar në fshatrat ose qytezat kufitare.

Korea e Veriut thuhet se nuk ka reaguar ende pas nisjes së transmetimeve me volum të lartë në kufi, teksa ekspertët thonë se Kim mund të reagojë në disa mënyra, si për shembull të godasë qendrat e zërit, siç ka ndodhur më parë në 2015, shkruan rrjetiDailyStar.

FOTO GALERI
1/3
Koreanoverioreve i vihet te degjojne muzike nga grupi BLACKPINK

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA