“Kam kujtime të mira për përpjekjet që Rugova bëri”, ish-kryeministri italian D’Alema: Sëmundja nuk ia lejoi të…

10/06/2024 13:22

Në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi” i mbajtur nga Lidhja Demokrtaike e Kosovës (LDK) për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës mori pjesë dhe ish-kryeministri italian, Massimo D’Alema.

Ai tregoi kujtimet që kishte nga presidenti historik Rugova për përpjekjet që bëri që Kosova të ishte e pavarur dhe gjithashtu se sëmundja nuk e lejoi atë që të shpallte pavarësinë.

“Kam kujtime të mira për përpjekjet që Rugova bëri për statusin përfundimtar të Kosovës. Unë isha në qeveri, jo si kryeministër, por si zëvendës dhe ministër i Punëve të Jashtme. Dhe Italia ishte zgjedhur si vend jo i përhershëm i Kombeve të Bashkuara dhe Ban Ki Moon në atë kohë e kishte caktuar datën 10 dhjetor si afat kur duhet të mbaronin negociatat. Dhe në dhjetor ishte radha e Italisë që ta udhëhiqte presidencën e Këshillit të Sigurimit. Ai donte personalisht të merrte pjesë në seancë për të bërë thirrje përkrahjen për pavarësi. Por, kjo u pamundësua nga nacionalizmi i lartë i Serbisë që nuk i pranonte faktet, por nuk mund ta shtynte pafundësisht këtë gjë”, tha D’Alema.

Top Channel