“Italia u përpoq që të nxirrte Rugovën nga qelia”, ish-kryeministri italian tregon telefonatën me Clinton: Kishte frikë se do…

10/06/2024 13:31

Massimo D’ Alema, ish-kryeministri italian, gjatë konferencës që u mbajt për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka treguar përpjekjet e qeverisë italiane për lirimin e Ibrahim Rugovës nga qelia, ku ishte burgosur nga regjimi i Millosheviç.

Gjithashtu, ish-presidenti italian kujton shqetësimin e Bill Clinton, i cili kishte thënë se kur të lirohet Rugova, NATO nuk do të kishte arsye për të bombarduar.

D’ Alema: Ishte e padiskutueshme që duhej të lirohej Rugova. Qeveria e Italisë mori përgjegjësi për lirimin e Ibrahim Rugovës dhe kam biseduar dhe me presidentin e Italisë në atë kohë dhe ishin të bindur për vendimin që duhej ndërmarrë. E rikujtoj dhe shqetësimin e Clinton, që kur Rugova paqësor të lirohej NATO nuk do të kishte arsye për të bombarduar dhe në një konferencë në Romë kishte falënderuar NATO-n dhe popullin e tij. Më kishte falënderuar dhe unë ia ktheva duke i thënë që duhej të falënderonte Rugovën sepse ai është i lirë. Unë nuk bëra asgjë për ta këshilluar atë. Clinton ishte për fuqinë e Rugovës dhe personalitetin e tij.

Europianët ishin të bindur se Rugova përfaqësonte të kaluar dhe se lufta kishte marrë dhenë, por pavarësisht asaj u pa qartë më vonë se kishte autoritetin dhe dëshirën e qytetrëve të Kosovës për të drejtuar vendin edhe kur erdhi Bernard Kushner. Bashkësia ndërkombëtare ka njohur simbolet dhe trazirat e popullit të Kosovës dhe ai e ka thënë këtë dhe në librin e publikuar. Ai thoshte për intelektualin se dy rrugë ka; vazhdo lexo libra ose vepro. Ai dëshironte që populli i Kosovës që thoshte ‘unë jam presidenti i popullit’ dhe donte të krijonte  në lidershipin e tij një lidhje ekonomike dhe sociale dhe një sistem paralel të edukimit si dhe për të vazhduar rrugën drejt Pavarësisë. Këto ishin arsyet pse PE e nderoi me çmim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA