Holanda shkon më moral të lartë në finalet e Euro 2024.
“Tulipanët” fituan thellë 4-0 përballë Islandës në miqësoren e dytë para eventit të madhe që do të zhvillohet në Gjermani, duke dëfryer tifozët e pranishëm në stadiumin “De Kuip” të Roterdamit.
Xavi Simons, i shërbyer nga Dumfries, realizoi në mesin e pjesës së parë golin e vetëm të këtij fraksioni.
Në pjesën e dytë, pikërisht në fillimin e saj (49’), Van Dijk realizoi golin e dytë pas asistit të dhënë nga Ake.
Në të 79-tën, Malen realizoi golin e 3-0, për të ardhur më pas te finalizimi i Weghorst, në minutat shtesë, që vulosi fitoren e thellë 4-0 të “Tulipanëve”.
Dy fitore me të njëjtin rezultat 4-0 (edhe kundër Kanadasë), tetë gola të shënuar dhe asnjë i pësuar: duket se Holanda e Koemanit ka entuziazmin e duhur para Europianit./ Super Sport
Top Channel