Armëpushimi në Lindjen e Mesme vijon mes tensioneve, Izraeli rihap kalimin Zikim për ndihma humanitare në Gaza
“Gjermania nuk do të ndjekë Francën dhe nuk do të mbajë zgjedhje të parakohshme pavarësisht performancës së zymtë të koalicionit qeverisës në zgjedhjet e BE-së”, u shpreh të hënën zëdhënës i kancelarit Olaf Scholz, Steffen Hebestreit.
Në një konferencë shtypi të qeverisë, ai tha: “Data e rregullt e zgjedhjeve është në vjeshtën e ardhshme. Dhe kjo është ajo që ne planifikojmë të bëjmë”.
Koalicioni i Scholz pësoi humbje të mëdha në zgjedhjet evropiane, me të tre partitë në qeverinë e tij që pasojnë konservatorët dhe të djathtën ekstreme, treguan rezultatet paraprake.
Social Demokratët e kancelarit (SPD) shënuan rezultatin e tyre më të keq në histori me 14%, të tretat pas AFD-së së ekstremit të djathtë me rreth 16% dhe shumë pas bllokut konservator CDU-CSU me 30%. Të Gjelbrit shënuan 12%, ndërsa FDP liberale 5%.
Rezultati nxiti thirrje nga partitë opozitare që Scholz të ndiqte shembullin e Emmanuel Macron dhe të thërriste zgjedhje të parakohshme.
Top Channel