Fratelli d’Italia konfirmohet si partia kryesore italiane, Meloni publikon foton ku bën shenjën e fitores

10/06/2024 09:11

Fratelli d’Italia konfirmon veten si partia kryesore italiane, duke tejkaluar rezultatin e zgjedhjeve të fundit politike.

Këtë e ka njoftuar vetë kryeministrja Giorgia Meloni, e cila ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet me dorë shenjën e fitores.

ka shkruar në rrjetet sociale kryeministrja Giorgia Meloni, e cila ka postuar një foto ku ka bërë me dorë shenjën e fitores.

Partia Fratelli d’Italia ka arritur në 29%, e ndjekur nga Partia Demokratike që kalon 24%.

“Na panë dhe e dinin që do të fitonim, por nuk na penguan dot”, u shpreh kryeministrja Giorgia Meloni , e cila e përkufizoi këtë si “natën më të bukur të politikës”. Për Elly Schlein, është një “rezultat i jashtëzakonshëm”.

Giuseppe Conte në Forza Italia me Vannacci dhe Salvini sulmojnë dhe e quajnë “tradhtar” Antonio Tajanin, pasi Forza Italia spostoi Lega-n e Salvinit (8%) duke siguruar 10%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA