10 të rinj të plagosur nga disa të shtëna në një festë private në SHBA

10/06/2024 10:18

Disa të shtëna në një festë në çati në Wisconsin ka lënë të paktën 10 persona të plagosur, duke përfshirë adoleshentë.

Nëntë persona u plagosën nga të shtënat me armë zjarri dhe një tjetër u plagos nga xhami i thyer në festën në një apartament të lartë në qendër të qytetit Madison.

Të gjithë të plagosurit u dërguan në spitalet lokale. Sipas autoriteteve, asnjë nuk kishte lëndime që konsideroheshin të rrezikshme për jetën. Policia e Madison tha në një përditësim të së dielës pasdite se të paktën një nga të plagosurit ndodhet në spital dhe të tjerët kanë dalë.

Të plagosurit ishin të moshave nga 14 deri në 23 vjeç.

“Është vërtet një mrekulli që askush nuk ka vdekur,” tha shefi i policisë së Madison, Shon Barnes në një konferencë shtypi.

Policia u thirr në kompleksin e apartamenteve rreth orës 12:45

“Këta studentë duhet të kishin festuar pushimet verore dhe të mos merrnin trajtim mjekësor,” tha Barnes.

Të shtënat ndodhën pranë kampusit të Universitetit të Wisconsin-Madison, por zyrtarët e universitetit thanë se nuk dihet nëse ndonjë student ishte në mesin e të plagosurve. Askush nuk është arrestuar në lidhje me të shtënat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA