25/12 22:52
Sondazhet franceze thonë se lista e Tubimi Kombëtar (RN) e Marine Le Pen, e udhëhequr nga Jordan Bardella, ka dalë në krye me më shumë se 30% të votave.
Asnjëherë RN nuk ka arritur të marrë një rezultat kaq të lartë të votave se kjo e kësaj të diele.
Partia e presidentit Macron, e udhëhequr nga Valérie Hayer, ka dalë e dyta me 15.2%. Socialistët, nën drejtimin e Raphaël Glucksmann, kanë arritur 14%.
Ekstremi i djathtë i Eric Zemmour ka arritur 5.5%, ndërsa krahu i majtë France Unbowed (LFI) ka marrë 8.3%.
Dhe duket se të Gjelbrit arritën vetëm 5.2% – pak më shumë se 5% e nevojshme për të shkuar në Parlamentin Evropian. Pjesëmarrja në Francë ishte afërsisht 51%, pra pak më e lartë se 50.12% e vitit 2019.
Top Channel