23/12 21:18
Vllaznia duket se po mendon për të ardhmen në sezonin e ri, me klubin kuqeblu që ka nënshkruar me një tjetër lojtar nga akademia.
Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Hazret Shimaj, i cili ka firmosur një kontratë tre-vjeçare me shkodranët.
Shimaj e bëri debutimin e tij në ndeshjen e fundit të kampionatit të rregullt, me Vllazninë që u mposht nga Skënderbeu në javën e fundit me rezultatin 1-5, teksa mesfushori luajti për 21 minuta.
View this post on Instagram
Top Channel