Një sfidë miqësore në “Stamford Bridge” mori vëmendjen e Britanisë së Madhe, midis Anglisë Klasike dhe World XI, me këtë të fundit që kishte emra të njohur si Eden Hazard, Del Piero, por edhe nga jashtë futbollit, si Usain Bolt.
Gjithsesi, për këtë të fundit ishte një ndeshje për t’u harruar, me “Mbretin e Sprintit” që pësoi një dëmtim të frikshëm dhe duhej të largohej me barelë.
Në takimin për bamirësi që mbledh para për “Unicef”, Bolt mbante të veshur fanellën me numrin 9.58 (rekordi i tij olimpik), teksa luajti në qendër të mbrojtjes. Xhamajkani u duk se rrokullisi kyçin e këmbës ose i ngeci këmbën në terren dhe menjëherë shkoi në tokë. U desh ndërhyrja e stafit mjekësor, që e shoqëroi me barelë jashtë fushës, teksa këmba e tij ishte e mbuluar.
We’ve seen that before @IAmJermainDefoe 😮💨 pic.twitter.com/XfrJSyR0HT
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) June 9, 2024
Top Channel