Të dy së bashku, 200 vjeç! Veterani i Luftës së Dytë Botërore 100 vjeç kthehet në Francë për tu martuar me të dashurën

09/06/2024 17:39

Të marrë së bashku, mosha kolektive e nuses dhe dhëndrit është gati 200 vjeç.

Por veterani i Luftës së Dytë Botërore, Harold Terens dhe e dashura e tij, Jeanne Swerlin, dëshmuan se dashuria është e përjetshme ndërsa u martuan të shtunën në plazhet e Normandisë në Francë.

Ai është 100 vjeç, ajo 96. Terens tha se kjo ishte dita më e bukur e jetës së tij. Ndërsa rrugës për në ceremoninë e dasmës, nusja e ardhshme thoshte…Dashuria nuk është vetëm tek të rinjtë…edhe ne kemi flutura në stomak.

Jo rastësisht ata zgjodhën të martoheshin në plazhet e Normandisë, atje ku trupat aleate zbarkuan në vitin 1944, për t’i dhënë udhë çlirimit të Europës nga trupat naziste. Terens kishte qenë atëherë një pjesëtar i forcave ajrore amerikane, vetëm 20 vjeç.

Pas celebrimit në bashki, dy të sapomartuarit patën edhe një surprizë të veçantë. Ishin të ftuar në darkën shtetërore të shtruar të shtunën në mbrëmje nga presidenti Emmanuel Macron, në pallatin Elysee, në nder të presidentit amerikan, Joe Biden.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel