Rezultatet paraprake për Parlamentin Europian, Robert Fico përgëzon opozitën liberale për fitoren

09/06/2024 23:03

Partia e majtë populiste Smer e kryeministrit Robert Fico ka përgëzuar opozitën liberale Sllovakia Progresive (PS) për fitoren në zgjedhjet evropiane.

Exit poll-et jozyrtare të bëra nga partitë treguan se PS kishte 28% të votave, kundrejt 25% për Smer. Megjithatë, në një deklaratë, Smer tha se shumica e votave të Sllovakisë kishin shkuar për forcat nacionaliste dhe konservatore, të cilat i kishin dërguar “një sinjal të qartë” Brukselit.

Smer tha se votimi tregoi se shumica e sllovakëve kundërshtuan politikën e BE-së për dërgimin e armëve në Ukrainë dhe kundërshtuan ideologjinë progresive të përfaqësuar nga Marrëveshja e Gjelbër e BE-së dhe mohimi i saj i vlerave tradicionale.

Parashikimet treguan se Sllovakia Progresive fitoi gjashtë nga 15 vendet e Sllovakisë, kundrejt pesë për Smer.

PS i përket grupimit Renew Europe, por është e paqartë se ku do të ulet Smer. Partia u pezullua nga grupimi i socialistëve dhe demokratëve në tetor, pasi formoi një koalicion me Partinë Kombëtare Sllovake të ekstremit të djathtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA