26/12 16:55
Carlos Alcaraz është kampioni i ri i “Roland Garros”, me talentin spanjoll që mposhti në finale Alexander Zverev me një përmbysje epike.
Takimi nisi më mirë për 21-vjeçarin spanjoll, i cili fitoi setin e parë 6-3, ndërsa gjermani arriti të fitonte dy setet e radhës 6-2 dhe 7-5.
Më pas Alcaraz arriti të përmbyste çdo gjë, duke fituar setin e katërt 1-6, ndërsa dhe setin final arriti ta dominonte 2-6.
Kjo është hera e parë që Alcaraz fiton “Roland Garros”, e njohur ndryshe dhe si “French Open”, teksa është titulli i tretë Grand Slam për spanjollin pas “US Open” në vitin 2022 dhe “Wimbeldon” në vitin 2023.
Top Channel