Jose Mourinho po bëhet gati për një aventurë të re në Turqi me Fenerbahcen, teksa përpara fazës përgatitore, tekniku 61-vjeçar vendosi të shihte nga afër ndeshjen Portugali-Kroaci në Lisbonë.
Në një intervistë pas takimit, portugezi bëri parashikimet e tij për Europianin, i cili gjithashtu kishte dhe një mesazh për lojtarët e tij që do të luajnë në këtë kompeticion.
“Fituesi? Të gjithë mendojnë si unë. Portugalia, Franca, Anglia, Gjermania dhe Spanja janë pretendentët. Italia nuk ka mjaftueshëm talente në këtë gjeneratë. Nuk mendoj se ata do e fitojnë sërish”, u shpreh si fillim Mourinho.
Më pas ai shtoi: “I kam thënë tashmë lojtarëve të mi që do të jenë Europian se edhe nëse arrijnë finalen, të nesërmen i pres në Stamboll për t’u përgatitur për sezonin e ri”.
Top Channel