Zjarr në një banesë në Korçë, dërgohet në spital me djegie të rënda në turp 89-vjeçari! Plagoset dhe një grua
07/06/2024 09:20
Një banesë në lagjen nr.4 të Korçës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, ku si pasojë ka mbetur i plagosur me djegie të rënda në trup një 89-vjeçar.
Ai u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore së bashku me një 47-vjeçare e cila kujdesej për të moshuarin. Ajo përfundoi në spital me probleme në frymëmarrje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale.
Top Channel