Vendasit ‘tërbohen’ kur miliarderi i ri kërkon të ndryshojë emrin e qytezës në SHBA (fotogaleri)

07/06/2024 21:52

Një milioner ka ndezur zemërimin e banorëve të një qyteze në Wyoming, SHBA, i cili beson se “duhet ndryshuar emri i vendit për t’u bërë më tërheqës”, për të pasurit e qyteteve të tjera.

Banorët e Bondurant me të drejtë thonë se Joe Ricketts, pronar kompanish dhe i klubit  Chicago Cubs, po kërkon të fshijë identitetin e qytezës teksa ka blerë një rezort rreth 80 000 metër katrorë pranë saj dhe kërkon që emri i ri i qytetit të jetë Little Jackson Hole, që sipas tyre është gjithashtu ofendues pasi e quan vendin “vrimë” (hole).

Pronari korporatës globale Ameritrade thotë se emri i tij “do të tërhiqte më shumë turistë, pasi ngjason me qytezën e skive ‘Jackson Hole’, por shumë rezidentë janë ngritur për të kundërshtuar që kur Ricketts i ftoi në një darkë luksoze për t’u prezantuar idenë.

“Rreth 75% e njerëzve u ngritën menjëherë nga darka duke lënë në tavolinë qeset e dhuratave”, tha rezidenti Burroughs duke shtuar se në qytezë kanë nisur të shfaqen fletushka me mbishkrimin “Mos refuzon emrin e ri ‘Jackson Hole’ për qytezën tonë”.

Vendasit nuk duan jo vetëm ndryshimin e emrit, por dhe të karakterit të qytetit dhe dëmtimin e botës së egër, megjithëse Ricketts ka blerë tashmë rreth 900 hektarë tokë rreth tij.

“Ai ka blerë shumë vende këtu rrotull, është duke thithur gjithçka. Çdo gjë që del në shitje këtu ai e blen”, thotë rezidenti tjetër Pearso, shkruan rrjeti Daily Mail.

Rezidentët ankohen gjithashtu me rritjen e papritur të çmimit të shtëpive në zonë, duke thënë se po dëbohen nga qyteza ku kanë jetuar prej gjeneratash.

Ricketts thotë se emri i ri do të kthejë vendin në një rezort që “do të mbrojë, ruajë e shijojë bukurinë natyrore të rajonit Hoback”, por shumë nuk besojnë se biznesi tij ka këto qëllime te mira per vendin dhe banoret e tij. /Daily Mail/

FOTO GALERI
1/7
Banorët e Bondurant me të drejtë thonë se Joe Ricketts, pronar kompanish dhe i klubit Chicago Cubs, po kërkon të fshijë identitetin e qytezës teksa ka blerë një rezort rreth 80 000 metër katrorë pranë saj

Top Channel