Në fshatin Petë Mavrovë të Selenicës duket sikur ka shpërthyer centrali bërthamor i Cernobilit.
Pallatet e boshatisura nga braktisja janë pamja e parë që të shfaqet pasi përshkon rrugën e vjetruar drejt kësaj zone të thellë të njësisë Vllahinë në Selenicë.
Fshati “ fantazmë” ka vetëm pak banorë që ndihen të izoluar pasi për t’u lidhur me qytetërimin u duhet fuoristrada. Dy banorët që gjetëm sot atje na tregojnë apartamentet me bar ku edhe për bagëtitë është e rrezikshme të kullosin sepse ka gjarpërinj
Shkolla e fshatit me dy kate që dikur ishte plot më fëmijë, sot në hyrje të saj ka një pulë me zogjtë e saj. Nëpër klasa strehohen shpendë dhe kafshë
“Na ka marrë malli të dëgjojmë zë fëmije”-shprehen banorët.
Dikur petë mavrova kishte 600 banorë që merreshin me blegtori e bujqësi, ndërsa sot numërohen vetëm 14 persona që mbijetojnë pa rrugë, ujë, qendër shëndetësore dhe pa dyqane.
Top Channel