“Tendera, pushtet, pasuri ua kemi lënë e mos u ngopshi”, Sula në Kuvend: Tani doni të kapni edhe “klanin e malokëve” në SPAK

06/06/2024 12:38

Deputeti i PD Dashnor Sula është shprehur kundër ngritjes së komisionit antikorrupsion i propozuar nga PS.

Ai tha se PS kërkon që të heqë akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’ dhe të kontrollojë SPAK.

“Do doja të thoja e nderuar zonja kryetare, por sot më vjen turp ta them këtë term sepse mënyra si p drejton sot Kuvendi është turp. Opozita vetëm po kërkon të drejtat e veta, të tjerat ua kemi lënë ju, pushtet, pasuri, tendera, koncesione, merrini të gjitha, mos u ngopshi. Po na lini të marrim fjalën të paktën.

Flitet dhe diskutohet nuk e kemi në kontroll ‘klanin e malokëve te SPAK’, të cilët keni filluar dhe i gjeni ku janë njerëzit e tyre për t’u bërë presion.

Arsyeja që do ngrëni këtë komision është i qarë, doni të hiqni shpërdorimin e detyrës, pse? Sepse të gjithë personat politikë, është i akuzuar për shpërdorim detyre”, tha ai.

Më tej Sula u shpre se “një komision që do bëjë reformën ligjore, duhet të jenë njerëz të tyre apo vete persona që hetohen nga SPAK, këtë po kërkoni”.

“Sa për krimin e organizuar, ato që u thanë janë pak. Se çfarë themi ne nëpër tavolina janë shumë më shumë.

E sfidoj policinë dhe ministrinë e brendshme, me ligjin për lojërat e fatit, a e din që nuk po lihet lokal e restorant që bandat detyrojnë për të futur lojërat e fatit. Shkoni në Elbasan, Durrës, Shkodër, Fier… dhe kur vete njoftimi te policia e shtetit, vjen përgjigjja e drejtorit ‘është rrenë, është mashtrim’”, tha Sula.

 

Top Channel