Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i tregoi Bashkimit Europian vijat e kuqe të Prishtinës lidhur me bashkësinë e komunave me shumicë serbe, duke e deklaruar publikisht se propozimi i draft-statutit të Asociacionit të shumëdiskutuar nuk është kompetencë e BE-së, por e Kosovës vetë.

“Drafti që është dorëzuar nga ana e Bashkimi Evropian, ka një parregullsi, sepse kjo nuk është kompetencë e BE-së dhe mendoj që nëse BE-ja nuk e modifikon këtë qëndrim, atëherë po i bie që do që t’ia marrë me zor një kompetencë shtetit të Kosovës”, tha Konjufca.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e cilësoi më herët draftin e bllokut europian si një non-paper. Vitin e kaluar, Bashkimi Europian, si ndërmjetës i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ua prezantoi palëve propozim statuti për Asociacionin, i cili u pranua në parim.

Në të njëjtin vit, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për normalizimin e raporteve, që parashikon edhe sigurimin e një niveli të vetëmenaxhimit të komunitetit serb dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog.

Çështja e Asociacionit iu vendos Kosovës edhe si kriter në hapat e fundit të përpjekjes së saj për anëtarësim në Këshillin e Europës në muajin maj, dhe në fund e penalizoi, duke e lënë jashtë axhendës së Komitetit të Ministrave të KiE-s.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta