“Dorëzohet” Flamur Noka, pasi u përjashtua nga Kuvendi, del jashtë dhe i bashkohet protestuesve

06/06/2024 12:22

Flamur Noka ka lënë seancën plenare dhe i është drejtuar protestës së opozitës, jashtë Kuvendit.

Edhe pse u përjashtua nga seanca nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ai tentoi për disa minuta që të merrte fjalën përmes mikrofonëve të kolegëve, madje shtyu fizikisht edhe punonjësin e gardës.

Tensionet në Kuvend nisën pasi Berisha mbeti jashtë grupit të Partisë Demokratike. Noka dhe deputetë të tjerë akuzuan kryeparlamentaren se po shkel kushtetutën, ndërsa ajo iu ndërpreu fjalën, madje seanca ndërpre tre herë.

Top Channel