Inside Story/ U ekzekutuan brenda burgut, i mbijetuari i Dubravës: Ne i njohim vrasësit

05/06/2024 21:47

Në Dubravë dëshmitarët nuk mungojnë.

Por, ata nuk janë thirrur ose nuk janë dëgjuar. Megjithatë, ata këmbëngulin se e dinë kush i sulmoi dhe këto dëshmi publike, i konsiderojnë prova me zë dhe figurë.

“Kjo është loja e vetë organeve të burgut. Në atë karakoll aty ka qenë një gardian që e kemi njoh të gjithë, Mitri quhej, s’ka pas as maskë, disa kanë qenë me maska. por kryesorja është se e ka organizuar shteti”, u shpreh Bajrush Xhemali, i mbijetuari i masakrës së Dubravës

“Kemi njoftur disa nga ata, shumica e tyre kanë përdorur gjatë gjithë kohës maska, mirëpo kanë njohur edhe me emra, kanë qenë forvcat policore ushtarake serbe, kanë qenë gardianët e burgut dhe po ashtu edhe të burgosurit serbë e malazezë kanë qenë të armatosur”, u shpreh Nijazi Kryeziu, i mbijetuari i masakrës së Dubravës

“Ajo drejtësi ndërkombëtare e cila ka neglizhuar rastet në Kosovë e nuk i ka ndjek. nuk ka lidhje a janë në Kosovë apo, jo. ne e kemi listat e të gjithë strukturës komanduese të burgut të Dubravës, dhe ne i kemi parë vetë me sy ne të gjithë jemi dëshmitarë që kanë bërë krim ndaj nesh”, u shpreh Sadik Zeqiri, i mbijetuari i masakrës së Dubravës.

Top Channel