Departamenti amerikan i Shtetit pohoi për REL se është në dijeni të arrestimit të shtetasit të Kosovës Tefik Mustafa nga autoritetet serbe, nën dyshimet për krime lufte në vitet ’90.

Ndalimi i Mustafës u bë në 1 qershor. DASH i bëri thirrje Beogradit t`i garantojë atij, por edhe personave tjerë të arrestuar nën të njëjtat dyshime, një proces ligjor të drejtë dhe transparent. Një gjykatë serbe ka vendosur aktualisht që Mustafa të mbahet 30 ditë në paraburgim. Në Serbi po kryhen disa arrestime për akuza të cilat janë të panjohura në Kosovë.

Zëvendëskryeministri serb Ivica Dacic tha pak ditë më parë se Mustafa dyshohet se, në cilësinë e anëtarit të Ushtrisë Çlimtare të Kosovës, është përmendur nëpër deklarata të dëshmitarëve si pjesëmarrës në rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë. Ministria e Jashtme e Kosovës e ka konsideruar ndalimin e Mustafës si arbitrar dhe ka kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtar për lirimin e tij.

Në tre vjetët e fundit, në Serbi janë arrestuar disa shtetas të Kosovës, me dyshime për krime të kryera gjatë konfliktit të viteve 1998-99. Më 17 prill të këtij viti, autoritetet serbe ndaluan një tjetër shtetas kosovar, Sadik Durakun, në njërin prej pikëkalimeve kufitare Kosovë-Serbi. Familjarët e tij i kanë hedhur poshtë akuzat, duke thënë se Duraku ka jetuar në Angli në atë periudhë, bashkë me familjen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA