Qyteti i lashtë bavarez nën ujë prej përmbytjeve të papritura në jug të Gjermanisë (fotot)

04/06/2024 18:57

Qyteti i Gjermanisë jugore Passau, vendosur pranë lumit Danub, shihej sot i përmbytur teksa në shtetet e Bavarisë dhe Baden-Wuerttemberg qindra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpisë prej shirave të përbindshëm të fundjavës.

Zyrtarët thonë se të paktën katër persona kanë humbur jetën nga përmbytja.

Grupe shpëtimi ishin ende duke punuar për të shpëtuar njerëz nga uji teksa zyrtarët kërkonin që të tjerë njerëz të linin shtëpitë e tyre.

Rreth 20,000 njerëz po punonin me përpjekjet e shpëtimit të materialeve e mbrojtjes së banesave nga pasojat e përmbytjeve të papritura, thanë autoritetet.

Ata shtonin se në Baden-Wuerttemberg një burrë e një grua ishin gjetur dje pa jetë në bodrumin e shtëpisë së tyre.

Numri viktimave sipas tyre është katër, megjithë një grua 43 vjeçare që humbi jetën në Schrobenhausen, dhe një punonjësi vullnetar ndihme që humbi jetën tragjikisht të dielën.

Shërbimet e motit kanë dhënë të tjera paralajmërime reshjesh në jug e në lindje të Gjermanisë./AFP/

FOTO GALERI
1/5
Qyteti i Gjermanisë jugore Passau, vendosur pranë lumit Danub, shihej sot i përmbytur prej reshjeve ne në shtetet e Bavarisë dhe Baden-Wuerttemberg

Top Channel